E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet specializimi i mjekeve per te katertin vit

Edhe kete vit nuk eshte bere i mundur specializimi i mjekeve. Ministra e Shendetesise ne programin e saj per vitin 2008 ka kerkuar qe deri ne fund te muajit maj te ketij vitit te kene perfunduar te gjitha procedurat dhe mesimi te kete filluar per 180 mjeke te pergjithshem te cilet do te specializohen sipas fushave te kerkuara. Por, kjo pike duket se nuk eshte plotesuar ashtu sikurse edhe gjate ketyre 3 viteve. Duket se perplasja mes dy ministrive ka lene 180 mjeket ne pritje. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e shendetesise, pohohet se te gjitha procedurat kane perfunduar por duhet te jete Ministra e Arsimit dhe Shkences ajo qe te jape OK per fillimin e ketyre specializimeve. Nga ana tjeter MASH ka pohuar se nuk ka te beje fare me kete ceshtje pasi eshte fakulteti ai qe merr persiper hapjen ose jo te specializimeve. Sipas projektit te hartuar pak kohe me pare rreth 180 mjeke te cilet kane perfunduar studimet dhe kane kryer stazhet do te kene mundesi te specializohen. Ministra e Shendetesise ka mundur qe pas tre vjetesh te ktheje specializimin e mjekeve i cili u pezullua per gjate gjithe kesaj periudhe, por duket se edhe kete here deshtoi. Sipas vendimit te marre nga Ministra e Shendetesise kete vi do te ishin edhe dy specialitete te reja, pikerisht mjekesia interne dhe ajo e mjekeve te urgjencave. Ndersa persa u perket zonave te cilat do te perfitonin me shume kuota do te jene ato veriore dhe verilindore te cilet kane mungese te theksuar mjekesh specialiste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›