E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inspektimet, klinikat dentare pa autoklave

Sonila Isaku

Nje pjese e mire e klinikave dentare qe jane ne vendin tone dhe pikerisht ne qytete te madha, ne ambientet e tyre nuk kane nje aparature te autoklaves e cila ben te mundur sterilizimin e plote te pajisjeve dentare. Inspektimet e kryera nga Ministra e Shendetesise kane treguar se nje pjese e ketyre klinikave kane vetem sterilizues me ajer te thate te cilet nuk mund te bejne pastrimin e veglave ne menyre te plote. "Nga inspektimet e kryera gjate diteve te fundit kryesisht ne qytetet jugore, si Fieri dhe Vlora na ka rezultuar se klinikat dentare nuk kane pasur aparaturen e autoklaves. Kjo aparature nga ana jone eshte nje kusht i domosdoshem per te marre licencen dhe per te hapur nje aktivitet te tille, ndaj kemi kerkuar blerjen e menjehershme te tyre ose mbylljen e klinikave" eshte shprehur Ciljeta Pasholli, specialiste e sektorit stomatologjik ne Ministrine e Shendetesise. Sipas saj, nese klinikat nuk kane kete lloj aparature perbejne rrezik per shfaqjen e infeksioneve. "Kur mjetet e punes nuk e kane kryer procesin e plote te sterilizimit, ato nuk mund te perdoren te nje pacient. Ne rast te kundert, jeta e njeriut vihet ne rrezik," pohon Pasholli. Sipas saj, Sida dhe Hepatiti B jane dy prej semundjeve qe merren edhe te dentisti, ne rast se ai nuk tregon kujdes ne sterilizim te mjeteve te punes.

Inspektimet

Prej fillimit te ketij viti e ne vazhdim sektori stomatologjik ne Ministrine e Shendetesise ka nisur nje fushate inspektimesh ne te gjitha klinikat dentare ne vend. Nga keto inspektime ka rezultuar se ne disa klinika, materialet dentare apo edhe medikamentet qe perdoren kane qene te skaduar, nderkohe qe vazhdonin te qendronin mbi tryezat e dentisteve. "Ne disa klinika ne Vlore hasem edhe raste kur disa nga medikamenteve u kishte kaluar koha e skadences dhe e perdorimit, nderkohe qe vazhdonin te perdoreshin tek pacientet" ka pohuar per gazeten shefja e sektorit stomatologjik ne MSH, Ciljeta Pasholli. Sipas saj, eshte drejtoria e Shendetit Publik ne rrethe ajo qe merret me masat qe duhet te merren me personat te cilet shkelin rregullat e percaktuara. Kurse persa u perket inspektimeve te tjera ka rezultuar se nje pjese e mire e klinikave dentare nuk plotesojne kushtet e percaktuara. Shume prej tyre te cilet kane aparate te kryerjes se grafive nuk kane kushtet e plota te izolimit te ambienteve, te cilat mund te perhapin rreze te demshme per pacientet. Nderkohe nje tjeter problem qe eshte hasur tek klinikat dentare eshte edhe mos licencimi i laboranteve te cilet vijne nga vendet e huaja. Sipas te dhenave laborantet dentare te huaj qe ushtrojne aktivitetin ne vendin tine jane te ardhur kryesisht nga Turqia por qe nuk jane te pajisur me nje licence shqiptare te ushtrimit te aktivitetit.

MSH, kritere te reja per dentistet

Sektori i licencimit ne Ministrine e Shendetesise ka nisur te hartoje nje rregullore te re per hapjen e klinikave dentare. Se bashku me Fakultetin e Mjekesise dhe pikerisht me degen e stomatologjise do te percaktohen rregullat e reja qe duhet te plotesoje nje klinike dentare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›