Braktiset kryesia e LSI Sukth, kalojne tek PS
Beteja politike per anetaresine tashme eshte kthyer ne nje gje jo te pazakonte midis PS dhe LSI. Diten e djeshme, kryesia e Levizjes Socialiste ne Sukth sebashku me anetare dhe simpatizante te saj, braktisen totalisht llogoret e Metes. 12 drejtues te kryesise se LSI ne bashkine e Sukthit, kane deklaruar publikisht se sebashku me anetaret dhe simpatizantet e tyre largohen ne menyre demonstrative nga kjo parti dhe se do te aderonin ne Partine Socialiste, e cila perfaqesonte sipas tyre interesat e te majteve te vertete. Deklaraten e ka bere publike, nenkryetari i saj Murat Guzina, pasi kryetari aktual ndodhet per trajtim mjekesor ne Itali. Kjo deklarate eshte e firmosur nga 12 anetare te kryesise, qe shprehin zhgenjimin nga forca ku kishin besuar deri pak kohe me pare, por qe kishin mbetur te zhgenjyer. "Ne cdo rast i kemi keshilluar drejtuesit ne qender duke perfshire edhe kryetarin Meta, qe te ndryshojne sjelljen dhe qendrimin e tyre dhe te perfshihen si pjese konstruktive e opozites se majte, pasi qendrimet e tyre publike bien ndesh me ato aspirata per te cilat ne e themeluam LSI ne Sukth, por qendra, asnjehere nuk na ka degjuar dhe as na ka kuptuar", deklaroi Guzina. Sipas tij, sot kur po shohim se qendrimi i vazhdueshem i ish-drejtuesve tane, po kerkon qe te na lere edhe per 4 vite te tjera ne kurriz Berishen dhe klanin e tij, ne nuk kishim mundesi se si te pajtoheshim me ta.
E.Arapi
NENSHKRUESIT E DEKLARATES
1- Gjergji Gerco Kryetar i LSI Sukth
2- Murat Guzina N/Kryetar " "
3- Vasil Karaj Kryetar i org. LSI Rrushkull
4- Ramiz Hyseni " " " Lagja Koder
5- Riza Kadiu " " " Kulle
6- Zihni Dushku " " " Hamallaj
7- Pajtim Kllari " " " Lagja e Mesme
8- Ance Guzina " FG " Sukth
9- Nazif Seferkolli " org. " Lagja Pallatet
10- Fatos Xhakolli " " " Lagja Vadardhe
11- Kristaq Berati Ish-kandidat i LSI per kreun e bashkise Sukth ne vitin 2007.
E.Arapi
NENSHKRUESIT E DEKLARATES
1- Gjergji Gerco Kryetar i LSI Sukth
2- Murat Guzina N/Kryetar " "
3- Vasil Karaj Kryetar i org. LSI Rrushkull
4- Ramiz Hyseni " " " Lagja Koder
5- Riza Kadiu " " " Kulle
6- Zihni Dushku " " " Hamallaj
7- Pajtim Kllari " " " Lagja e Mesme
8- Ance Guzina " FG " Sukth
9- Nazif Seferkolli " org. " Lagja Pallatet
10- Fatos Xhakolli " " " Lagja Vadardhe
11- Kristaq Berati Ish-kandidat i LSI per kreun e bashkise Sukth ne vitin 2007.