E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Politika e dyerve te hapura e suksesshme, zgjeroi zonen e sigurise

Ministri i Jashtem, Lulezim Basha mori dje mbeshtetjen e vendeve evropiane dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, per rrugen e Shqiperise drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kjo u konfirmua gjate pjesemarrjes se ministrit Basha, ne nje mbledhje te organizuar ne Riga te Letonise, ku pjesemarres ishin ministrat e Puneve te Jashtme te Kartes A-5, te tre vendeve te Balltikut si dhe Zv/Ndihmes Sekretari i Shtetit i SHBA. Ne takimin ku teme kryesore ishte Samiti i ardhshem i NATO-s, ministri Basha mori edhe pergezimet e homologeve te tij, per anetaresimin e pritshem te Shqiperise ne Aleance gjate Samitit te Strasburg-Kehlit ne 3 dhe 4 prill. Ne nje prononcim per mediat gjate ketij takimi, ministri i Jashtem, Lulezim Basha deklaroi se politika e ndjekur nga diplomacia shqiptare po rezulton e suksesshme. "Kemi prova te qarta tashme, se politika e dyerve te hapura eshte e suksesshme. Nje sukses qe ka zgjeruar zonen e sigurise por edhe te demokracise, lirise respektit per te drejtat e njeriut ne te gjithe Ballkanin Juglindor", deklaroi kryediplomati nga Letonia. Nga ana tjeter, ne nje deklarate te perbashket pas takimit, ministrat e Jashtem qe moren pjese ne mbledhje nenvizuan se hyrja e vendeve te Ballkanit ne NATO dhe ne BE, eshte nje domosdoshmeri per qendrueshmerine afatgjate te rajonit dhe te gjithe kontinentit. Diplomatet vleresuan gjithashtu rendesine e bashkepunimit te ngushte ekonomik, politik dhe ne fushen e mbrojtjes mes vendeve te grupimit te Adriatikut, Baltikut dhe Atlantikut. Ministrat e Shqiperise, Bosnje- Hercegovines, Estonise, Kroacise, Maqedonise, Letonise dhe Lituanise si dhe perfaqesues te Malit te Zi dhe te SHBA-ve, moren pjese ne takimin Adriatiko-Baltik te Atlantikut. "Ne presim diten, kur Kosova dhe Serbia do te na bashkohen", tha Basha.

Ministrat e Jashtem, urim Shqiperise per anetaresimin

Ministrat e Jashtem nga vendet Baltike dhe vendet e Adriatikut, te mbledhur ne Rige te Letonise, kane uruar Shqiperine dhe Kroacine, per anetaresimin e tyre ne NATO, ku pikerisht ne takimin e 3 prillit ne Strasburg do te behet dhe zyrtarizimi i pranimit te ketyre vendeve, si anetare me te drejta te plota. Ata nuk kane munguar te shprehen pro rruges qe ka ndjekur Shqiperia ne kete proces.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›