Braktisja e 180 turistëve, shoqërohet e dyshuara
Tiranë – Braktisja e 180 turistëve shqiptarë në Sharm el Sheik të Egjiptit ka bërë që policia e kryeqytetit të nisë hetimet mbi këtë rast. Në një komunikatë për mediat, zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini, ka deklaruar se është shoqëruar dhe po merret në pyetje pronarja e Pasha Holiday. Sektori kundër krimit ekonomik financiar në polici, filloi procedimin penal për shoqërinë turistike Pasha Holliday, për veprën penale të mashtrimit, pasi dyshohet se ka mashtruar një numër të konsiderueshëm turistësh, duke i lënë ato në Sharm el Sheik në Egjipt, pasi turistët kanë kryer pagesat e paketës turistike, duke mos i siguruar më pas rikthim për në Shqipëri. Aktualisht është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Tiranës, pronarja e kësaj agjencie shtetasja Arselina Kërthoci, lindur në Tropojë e banuese në Tiranë, e cila po jep deklarime lidhur me këtë çështje. Po vazhdojnë hetimet, thuhet në njoftimin e policisë.
Braktisja e 180 turistëve, shoqërohet e dyshuara burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip