Pesë shqiptarë vdesin në aksidente në Janinë

Aksidenti i parë u regjistrua në aksin rrugor Janinë-Artë, kur një kamion i drejtuar nga një shtetas shqiptar u përplas fort me një automjet grek, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy drejtuesve.
Më pas ndërroi jetë edhe një vajzë 11-vjeçare shqiptare, e cila ndodhej në kamion. Shkaku i aksidentit është parakalimi i automjetit të drejtuar nga shtetasi grek. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë që ndodheshin në dy automjetet, të cilët përfunduan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aksidenti i dytë u regjistrua në aksin nacional Janinë-Kozanë, ku tre persona nga Shqipëria kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia tha se viktimat ishin drejtuesi i automjetit, një 23-vjeçar, një grua 49-vjeçare dhe një fëmijë 2-vjeçar. Ende nuk dihet identiteti i viktimave. /Start/
2012-08-11 14:34