E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i agjencisë turke, klientët udhëtonin në Bosnje për aborte

Turqi- Autoritetet e ambasadës turke në Sarajevë kanë mbyllur një agjenci udhëtimesh, pasi është zbuluar se ajo përdorej për aborte.

Sipas mediave boshnjake, në pamundësi të ligjeve në Turqi të cilat nuk e lejojnë abortin, shetasit e këtij vendi udhëtonin drejt Bosnjës për të kryer ndërhyrjet.

Lëvizja bëhej sipas paketave turistike, pra për një qëndrim tre ditor duhej të paguaje 600 dollarë.

Sipas atasheu turk në Srajaevë, Cenzig Aydin, janë marrë të gjitha masat për të filluar hetimet ndaj agjencisë Barracuda Tour, pasi deri tani janë evidentuar 10 raste abortesh.

Turqia ka bërë shumë përpjekje për të zhvilluar turizmin. Ky është një rast fatkeq, i cili dëmton reputacionin e vendit tonë. Nuk është në përputhje me besimet tona etike dhe kodin etik të turizmit në përgjithësi. Licensa e kompanisë së lartpërmendur është hequr menjëherë nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit,- tha ai.

Ndërkohë hetimet janë duke vijuar, ndërsa dyshohet se kjo kompani çonte udhëtarë për aborte edhe në vende të tjera evropiane.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›