E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jupiteri humbet njërin nga “rrathët”

AUSTRALI-Planeti Jupiter ka humbur njërën nga rrathët e errët që e karakterizojnë. Bëhet fjalë për njerin nga rrathët e pozicionuar poshtë zonës ekuatoriale.

Nëse rrethi i errët në veri është ende i dukshëm , ai në jug nuk duket më. Imazhet që kanë shqetësuar ndjeshëm komunitetin shkencor botëror janë fotografuar në 9 maj nga një astrolog amator australian, i cili i ka publikuar në internet.

Sipas astronomëve të NASA-s, shkaku i zhdukjes së rrethit lidhet me mbivendosjen e disa shtresave të reve mbi planetin.
(e.n/lastampa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›