Brand, rrëmben dy pozita e para
Filmi i animuar i humoristit britanik Russell Brand, “Hop”, që flet për një lepër gjatë pashkëve dhe filmi më i ri i tij “Arthur” kanë arritur që të ditë të jenë në krye të top-listës së filmave më të shikuar gjatë këtij vikendi në SHBA.
“Hop” është në vend e parë për të dytën javë radhazi duke fituar 21.7 milion dollarë nga shitja e bileta këtë javë, përderisa filmi më i ri i tij “Arthur” ka fituar 12.6 milion duke u renditur në vendin e dytë.
Trileri “Hanna” është në pozitën e tretë duke fituar 12.3 milion dollarë.
Film i bazuar në jetën e vërtetë, “Soul Surfer”, në të cilin luan Carrie Anderwood dhe filmin “Insidious” janë renditur në pozitën e katër, respektivisht të pestën duke fituar 11.1, përkatësisht 9.7 milion dollarë.
Lista pësohet me filmin ku rolet kryesore i luajnë James Franco dhe Natalie Portman “Your Highness”, pastaj “Source Code”, “Limitless”, “Diary Of A Wimpy Kid 2”, dhe “The Lincoln Lawyer”.
BOX OFFICE
1. Hop ... 21.7 milion dollarë
2. Arthur ............... 12.6 milion
3. Hanna ................ 12.3 milion
4. Soul Surfer ..........11.1 milion
5. Insidious ............9.7 milion
6. Your Highness ........ 9.5 milion
7. Source Code .......... 9.1 milion
8. Limitless .............5.7 milion
9. Diary of a Wimpy Kid: Rodrick Rules. 4.9 milion
10 (6) The Lincoln Lawyer ... 4.6 milion