E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacion anti-drogë në Gramsh, arrestohen 3 persona

Një operacion anti-drogë në qytetin e Gramshit ka vënë në pranga tre shtetas. Policia e Gramshit në sajë të operacionit të koduar "Wekeend 7" ka arrestuar tre persona për posedim të lëndëve narkotike. Kështu janë arrestuar shtetasit Besjan Qosja, Eni Dollani, Rexhino Toçili, përkatësisht 21, 20 dhe 18 vjeç. Ndalimi i të arrestuarve u be gjatë aksionit policor në një lokal të këtij qyteti, ku tre shtetasve iu kapën në flagrancë 50 doza Canabis Sativa. Mendohet se droga shërbente për shpërndarje, por nuk është e qartë nëse do të hidhej në treg për klientët e lokalit apo do të qarkullonte në qytet. Materialet lidhur me tre të ndaluarit i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›