Protesta në Sudan, sulmohet Ambasada gjermane
Ambasada gjermane në Kartum është vënë në shënjester të sulmeve të demonstruesve sudanezë këtë të premte, ku dhe ngritën një flamur islamik mbi ndërtesë, gjatë protestes kundër filmit amator të prodhuar në SHBA, të cilin myslimanët e konsiderojnë si denigrues ndaj fesë islame.
Një gazetar i Reuters-it i pa protestuesit të hyjnë në ndërtesën e ambasadës në qendër të Kartumit, ku thyen dritaret dhe ndezën një zjarr te porta kryesore. Nuk është bërë e qartë se përse edhe misionet evropianë janë vënë në shënjestër të sulmeve.
Policia kishte provuar më parë që të shpërndajë rreth 5 mijë protestues, të cilët e kishin rrethuar ambasadën gjermane dhe atë britanike, duke hedhur gaz lotsjellës, por policët nuk janë parë afër misioneve pas sulmit.