E Diel, 1 Nëntor 2026

Branitellat sulmojnë disa shqiptarë dhe ndërtesën e qeverisë në Shkup

Të rinj të shumtë maqedonas, të cilët po protestonin kundër ministrit të ri të emëruar të Mbrojtjes, Talat Xhaferri, kanë sulmuar disa shqiptarë në sheshin e Shkupit.

Siç njoftojnë mediet vendase, të cilat kanë publikuar edhe foto nga vendi i ngjarjes, turma e të rinjve është zhvendosur në sheshin e Shkupit, me qëllim që përmes Urës së Gurit të kalonte edhe në anën tjetër të Shkupit.

Një pjesë e tyre kanë pikasur disa shqiptarë, të cilët po kalonin urën, dhe ju janë vërsulur duke i grushtuar dhe shqelmuar.

Policia ka vonuar me reagimin, por ka arritur të ndalojë disa persona. Forcat e sigurisë kanë vënë një kordon përpara Urës së Gurit për të parandaluar kalimin e protestuesve në anën tjetër të Shkupit.

Si njofton Zhurnali, Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë versionin e saj fillestar për ngjarjet e dhunshme të ndodhura pasditen e sotme.

Sipas zëdhënësit Ivo Kotevski, protesta e paralajmëruar në shenjë revolte kundër ministrit të Mbrojtjes, Talat Xhaferi, ka degjeneruar në momentin kur disa protestues me maskë në fytyrë kanë hedhur gurë në drejtim të Policisë dhe godinës së Qeverisë.

“Turma është drejtuar më pas nga qendra e qytetit, ku kanë sulmuar fizikisht disa qytetarë. Nuk kemi informacione të sakta se cili është numri i personave të lënduar”, ka deklaruar Kotevski.

Sipas tij, numri i policëve që janë ankuar për lëndime është i madh.

Ndërkohë, gazetari i “Zhurnal” ka informuar se protestuesit maqedonas kanë sulmuar me gurë edhe autobusin nr. 9, në stacionin përpara pishinës “Olimpik” në Shkup.

Policia ka vonuar me reagimin, por ka arritur të ndalojë disa persona. Forcat e sigurisë kanë vënë një kordon përpara Urës së Gurit për të parandaluar kalimin e protestuesve në anën tjetër të Shkupit.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ndihma e shpejtë.

Ky grup protestuesish ka sulmuar sot me gurë edhe ndërtesën e Qeverisë dhe pjesëtarët e Policisë, të cilët e sigurojnë godinën e ekzekutivit.

Incidenti ka ndodhur në protestën e organizuar nga partia “Dinjiteti”, kundër zgjedhjes së ish-komandantit të UÇK-së, Talat Xhaferri në detyrën e ministrit të Mbrojtjes.

Ditë më parë, “Dinjiteti” ka informuar se do të ndërmarrë të gjitha aktivitetet për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për një referendum kundër emërimit të pjesëtarëve të UÇK-së në funksionin e ministrit të Mbrojtjes./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›