Xhemajli Haxhimustafa: Deklarata e kryetarit e pa vërtetë

( E plotësuar) Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit, Xhemajli Haxhimustafa pas leximit të dekalartës në media të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi i cili ka thënë me anë të një deklarate lidhur me gjuhën jodemokratike e fyese që po përdoret nga ana e këshilltarëve.
Xhemajli Haxhimustafa, ka reaguar dhe ka thënë që kjo deklaratë nuk ka asgjë të vërtetë, andaj reagimi im si vijon e shpjegon të vërtetën.
“Unë Xhemajli Haxhimustafa, Kryesuës i Kuvendit Komunal të Rahovecit përmes mjetëve të informimit elektronik u informova për një deklaratë të kreu të Komunës të Rahovecit z.Smajl Latifi për akuzat që i ka lëshuar ndaj këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Rahovecit sot me dt.01.1.2013.
Më lejoni të të demantoj në tërësi këtë deklaratë të kreut të Komunës të Rahovecit z.Lafi, sepse një gjë e tillë është krejtësisht e pa vertetë dhe të paktën asnjë rastë deri me tani nuk ka ndodhur gjatë këtij mandati. Mirpo, e vertata është që Shefi i Prokurimit z.Jetulla Kabashi në Komunën e Rahovecit i zgjedhur nga z.Latifi në këtë pozitë ka fyerë gjatë seancës të rregullë të datës 28.2.2013 një këshilltar të kuvendit duke quajtur ,,Majmun” dhe pas largimit nga salla me kërkesën të këshilltarëve përsoni në fjalë ka fyer të gjithë delegatet ,,Mos friguheni se nënat nuk ju mbetën ngarkut”.
Andaj, po të njëjtën seancë Kuvendi Komunal I Rahovecit ka aktin e ulët të shërbyesit civil z.Kabashi, duke kërkuar nga z.Smajl Latifi të ndërmerr masa diciplinore konform procedurave administrative. Për informimin tuaj të plotë dhe me keqardhje konfirmojë se kjo është hera e tretë ku fyen këshilltarët në seanc pikërisht nga stafi i z.Smajl Latifi, duke potencuar vetëm një rast ku shoferi i kryetarit të komunës ka hyrë në sallë dhe ka sharë në nanë të gjithë këshilltarët e kuvendit”.
---
Nisur nga fakti se incidentet ndërmjet shërbyesve civil dhe anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit tashmë janë bërë dukuri, kryetari i Komunës, Smajl Latifi ka reaguar me anë të një deklarate lidhur me gjuhën jodemokratike e fyese që po përdoret nga ana e këshilltarëve, pa cekur përkatësinë partiake të tyre.
“Jo vetëm në një rast, por në disa sosh, përfaqësuesit e qytetarëve të zgjedhur me votën e lirë në Kuvendin e Komunës së Rahovecit, në vazhdimësi kanë paraqitje jo të denja për pozitën e tyre. Në rastet e prezantimit të projekt-rregulloreve dhe propozimeve të ndryshme para anëtarëve të Kuvendit, zyrtarët komunalë janë fyer në baza personale, janë etiketuar në format më të paskrupullta dhe u janë nënshtruar formave të ndryshme të presionit psikologjik. Kjo ka rezultuar në disa raste me kundër- reagim, me ç’rast kanë ndodhur edhe incidente verbale”, thuhet në deklaratë, në fund të së cilës kërkohet nga kryesuesi i Asamblesë Komunale që t’i “disiplinojë” këshilltarët komunalë. Ai ka paralajmëruar se “shpifësit dhe personat e inkriminuar në akte të tilla denigruese për personalitetin e shërbyesve civilë” do të përballen me gjygjin./Indeksonline/