E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brass koncert

Koncerti që u zhvillua në datën 22.05.2008 në sallën e Akademisë së Arteve, me vepra të kompozitorëve të njohur shqiptarë dhe të muzikës botërore, organizohej në vijim të edicionit të 8-të koncertor ndërkombëtar të muzikës klasike.

Koncerti, i cili u ndoq me interes nga publiku, përbëhej me vepra të zhanreve të ndryshme muzikore, duke filluar nga: "Duo per Tromb e Bass-Tuba", "Koncert për trombë e piano", "Suitë" e deri në atë të këngëve popullore shqiptare, të përpunuara për instrumente Tunxhi. Krahas kësaj, koncertin e nderonin me pjesëmarrjen e tyre dhe dy instrumentistë të huaj, përkatësisht Gregory Jones (trombë) dhe Dr. Angelo Manzo (bass-tuba), të cilët ekzekutuan me tepër profesionalizëm në këtë koncert.

Gregory Jones jep mësim për trumbetë në Truman State University. Ai është diplomuar për muzikë në Universitetin Shtetëror të Floridës, në Universitetin e Teksasit të Veriut dhe ka marrë doktoraturë në performancë në muzikë dhe literaturë nga Estman School of Music. Ai ka debutuar në shumë evenimente, nga ku mund të përmendim: Kansas City Sympony, Moscow Radio Orchestra, Roshester Philarmonic, Missouri Chamber Orchestra etj., si dhe ka bërë regjistrime për radion publike kombëtare dhe luan si solist, ose si pjesëtar i the "Truman Brass", "Chariton Brass Quintet" dhe "Truman Chamber Ensemble".

Dr. Anxhelo Manzo është profesor i asociiuar në tuba dhe euphonium në Universitetin Missouri-Columbia. Dr. Manzo është një pjesëtar i Fakultetit të Muzikës në MU që nga 2001, ku jep mësim për tuba të alikuar dhe euphonium. Ai drejton ansamblin e tubes dhe euphonium të universitetit dhe jep shfaqje rregullisht me University of Missouri-Columbia Faculty Brass Quintet. A. Manzo është diplomuar për muzikë në University of Puget Sound dhe ka bërë një master për muzikë në Baylor University. Ka një doktoraturë në artin muzikal nga University of Texas at Austin.

Vepra që çeli këtë koncert ishte suitë nga baleti "Delina", e kompozitorit Çesk Zadeja dhe u interpretua nga "Kuinteti i Tunxhit", i përbërë nga Isak Shehu e Sokol Saraçi (Tromb), Bardhyl Gjevori (Korno), Juli Plasa (Trombon) dhe Florenc Qafa (Bass-Tuba), të cilët ngjallën interes të veçantë te publiku me ekzekutimin e tyre, pikërisht në sajë të një loje të ekuilibruar në pikëpamje të tingëllimit dhe të sferës emocionale.

Scherzo për Kuintet Tunxhi ishte pjesa që do të vijonte më tej koncertin, një vepër e kompozuar nga I. Shehu, që u ekzekutua nga Kuinteti i Tunxhit. Gjatë ekzekutimit të kësaj pjese u evidentua prirja e këtij kompozitori, pikërisht karakteri melodioz si në krijimin e temës ashtu edhe gjatë zhvillimit të saj. Ky aspekt u trajtua me shumë korrektesë gjatë interpretimit. Një ndër pjesët që spikati në këtë koncert ishte dhe koncerti "Për trombë e piano në Eb", e kompozuar nga Sachse dhe u interpretua me mjeshtëri nga trombisti i talentuar Gregory Jones dhe nga pianisti virtuoz Desar Sulejmani, një vepër që u dallua për melodikën dhe kulminacionin e saj.

Mbresa të thella lanë te publiku edhe ///////////tre për informacion Tunxhi përkatësisht:- "Duo per Tromb dhe Bass-tuba" nga Eric Ewazen, "Tre Duo per /////dy Tromba" nga Anthony Plog dhe "Pjesë për Bass-tuba solo" e A. Manzo. Këto pjesë patën një performim tepër dinjitoz gjatë zhvillimit të tyre dhe sollën në këtë koncert një atmosferë të veçantë. Këto vepra u ekzekutuan nga G. Jones (trombë), Sokol Saraçi (trombë), dhe A. Manzo (Bass-tuba).

Kuinteti i Tunxhit do të performonte sërish në këtë koncert me veprën "Music Hall" suitë, për kuintet Tunxhi, e Horowitz, vepër e cila u dallua për mjeshtërinë kompozicionale dhe atë të interpretimit në këtë grup instrumentesh.

Veprat që do të mbyllnin këtë eveniment ishin: gjashtë këngët popullore të përpunuara nga I. Shehu për kuintet Tunxhi, ndër to u spikatën këngët "Kur më vjen burri nga stani", e interpretuar nga Erjona Gjyzeli (soprano), "Lule Bore", e interpretuar nga Kastriot Tusha (tenor) dhe Erjona Gjyzeli (soprano). Këngë që krijuan një atmosferë tepër të ngrohtë emocionale në sallën e Akademisë Arteve dhe u përcollën me duartrokitje të shumta nga publiku.

Ky koncert përfaqësonte një veprimtari të rëndësishme artistike në A. Arteve, në edicionin e 8-të të sezonit koncertor ndërkombëtar të muzikës klasike. Në këtë koncert u evidentua një formë e re e performimit të këngës lirike qytetare shqiptare, pikërisht shoqërimi i saj nga një formacion Tunxhi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›