Bratisllava: Greqia të veprojë para se të marrë hua
Kryeministri sllovak Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta marrë parasysh të sigurojë ndihma financiare për Greqinë nëse ky vend nuk fillon t'i shkurtojë shpenzimet.
Eurozona, ku prej vitit 2009 bën pjesë Sllovakia, dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, e mbështetën të dielën ndihmën prej 145 miliardë dollarëve për Greqinë.
Pjesa e Sllovakisë do të tejkalojë 800 milionë eurot.