E Diel, 1 Nëntor 2026

"Washington Post": Pas bombës në Times Square fshihen terroristët ndërkombëtarë


Autoritetet në SHBA duket se tashmë janë të bindur plotësisht se atentati i mbetur në tentativë para pak ditësh në "Times Square" në Nju Jork ishte një akt i mirorganizuar terrorist. Kjo sipas gazetës amerikane "Washington Post" vërtetohet nga kalimi i hetimeve në dorë të skuadrës së antiterrorizmit. E njëjta gazetë në faqen e saj të internetit shkruan se hetuesit e FBI-së janë të bindur se sulmi i dështuar është vepër e terroristëve ndërkombëtarë. Një makinë më eksploziv e parkuar në sheshin e preferuar nga turistët në Nju Jork u sekuestrua prej policisë amerikane, pa arritur të shpërthejë.
Menjëhërë pas aktit autoritetet deklaruan se nuk kishte prova që sulmi është ndërmarrë prej ekstremistëve islamikë. Gjithashtu një video me një person i cili parkon makinën dhe largohet i qetë prej saj ndodhet në duart e hetuesve të FBI-së të cilët pavarësisht filmimeve ende nuk kanë arritur identifikimin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›