Greqi, administrata publike në grevë të përgjithshme 48 orëshe
Në një kohë që qeveria greke premton masa strikte për të ndihmuar vendin për të dalë nga kriza pas marrjes së huasë 110 miliardë euro, protestat vazhdojnë ta mbajnë të paralizuar vendin helen.
Sot do zhvillohet një grevë e përgjithshme 48 orëshe e punonjësve të sektorit publik që kundërshton planin 3 vjeçar 30 miliardësh. Kjo masë është cilësuar "mizore dhe brutale".
Disa militantë të sindikatës komuniste, Pame, kanë vendosur në Akropol një parullë me shkrimin "Popujt e Evropës, ngrihuni".
Sipas raportimeve të mediave lokale, greva nesër do të bëhet e përgjithshme pasi asaj do t'i bashkohet edhe sektori privat.
Ndërkohë, dje kanë nisur grevën punonjësit e bashkive.