Kinë, policia qëllon për vdekje pengmarrësin
Policia kineze ka qëlluar për vdekje një njeri i cili kishte marrë peng jë vajzë të vogël. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pekin, sulmi më i fundit nga një seri atentatesh dhe aktesh të dhunshme, që kanë përfshirë kinën së fundmi, dhe veçanërisht fëmijët, që kanë qenë protagonistë të ngjarjeve tronditëse. Ngjarja është filmuar dhe transmetuar nga mediat vendase. Pengmarrësi , me origjinë nga provinca verilindore e Kinës, Shaanxi, ishte rreth të 20-ve, mori peng një vogëlushe 5 vjeçare në kohën që ajo po pedalonte me biçikletën e saj e shoqëruar nga prindërit. Sipas televizionit shtetëror ngjarja ndodhi në një lagje dhe zonë të populluar rreth orës 11.30 sipas orës lokale. Pengmarrësi mbante në dorë një thikë të cilën e kishte afruar në qafën e vogëlushes dhe kërcenonte se do ta lendonte atë, nëse policia nuk do ta ndihmonte të realizonte një takim me një femër që kishte njohur nëpërmjet internetit, bën të ditur "China Daily". Por po sipas mediave, gruaja në fjalë , kishte refuzuar ta takonte atë personalisht. Pengamarrësi është mundur të ndalohet t'i bëjë keq fëmijës, pasi është qëlluar me snaiper në anën e tij të majtë. Aksioni i policisë është përshendetur nga personat e pranishëm në vendin e ngjarjes. Pavarësisht përpjekjeve për të evituar të tilla ngjarje tronditësë ndërsa ka nisur panairi ndërkombëtar 2010 në Shangai, autoritetet kineze nuk kanë arritur t'i shmangin raste të tilla, të cilat së fundmi kanë qenë të shpeshta dhe me pasoja të rënda.