Arrestohet një i dyshuar për bombën në "Times Square"
Sekretari amerikan i Drejtësisë, Eric Holder njofton se nën akuzën e tentativës për atentat me autobombë, është arrestuar një person ndërsa përpiqej të merrte avionin për në Dubai.
Sipas televizionit MSNBC, bëhet fjalë për një person të identifikuar me emrin Shahzad Faisal, një pakistanezo-amerikan, 30 vjeç. Më parë, grupi taliban Tehrik-e-Taliban kishte marrë përsipër atentatin e dështuar me anë të një videoje, vërtetësia e së cilës dyshohet.
Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se "Hetimi vazhdon, ashtu si dhe përpjekjet tona për të mbledhur informata të dobishme dhe ne vazhdojmë të ndjekim disa pista".