Tragjedia në Ohër, të mbijetuarit tregojnë tmerrin
U fundos si "Titaniku" për pak sekonda. Kjo është deklarata e dhënë nga Zoja Vasava, njëra nga të mbijetuarat bullgare që ndodhej në bordin e anijes "Ilinden" në liqenin e Ohërit para se ajo të fundosej. Anija u mbyt të shtunën dhe për pasojë besohet se humbën jetën të paktën 22 persona, shumica e të cilëve ishin turistë bullgarë, ndërkohë që 6 janë deklaruar të zhdukur. Sipas mediave bullgare anija është ndërtuar në vitin 1924 në qytetin gjerman Regensburg. Po sipas këtij burimi, mjeti lundurues ishte perdorur si anije lufte. Mediat vendase saktësojnë gjithashtu se anijes I ishte dhënë leje ose license lundrimi për një vit dhe sipas dokumentit , në bordin e anijes duhet të nodheshin 43 persona. Ndërkaq sipas mediave bullgare, në bord gjendeshin rreth 58 persona në kohën që anija u fundos në liqen. Mediat bullgare kanë publikuar edhe citime të personave të tejrë që I mbiejtuan tragjedisë së tmerrshme. "Anija shumë shpejt u mënjanua në të djathtë dhe më pas u përmbys -tregon Ivani i cili ishte në bordin e anijes. Ndërsa po mundoheshim të kuptonim se çfarë po ndodhte, net ë gjithë u gjendem në ujë. Nuk munda të notoja por më pas u kapa pas një objekti që gjeta dhe notova deri në breg- vijjon rrëfimin i mbijetuari, për gazetat bullgare. Duke iu referuar gjithmonë mediave bullgare, raprotohet se një grua e cila ishte nisur për këtë udhëtim së bashku me dy fëmijët e saj, humbi njërin prej të vegjëlve në liqen. gruaja e cila ndodhet në gjendje të rëndë, ende nuk e di se njëri nga fëmijët e saj nuk jeton më. Po sipas mediave, ajo aq e tronditur sa nuk di të thotë sesa vjeç është fëmija e saj. Dita e dielë, është përjetuar si një ditë zie nga Maqedonia dhe Bullgaria pas tragjedise se te shtunes ku 15 turiste, te gjithe bullgare u mbyten ne ujrat e liqenit te Ohrit. Turistet ishin duke udhetuar me nje anije qe u permbys rreth 200 metra larg brigjeve per shkak se transprotonte përtej kapacitetit të lejuar. Ministria e Brendshme bullgare bëri të ditur se nga 42 të mbijetuarit janë edhe dy anëtarë të ekuipazhit. Tragjedia ka ndodhur të shtunën rreth orës 10.30 në afërsi të autokampit "Eleshec", kur anija pasi është ndarë në dysh, për rreth 4 minuta është fundosur.