E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani ndërton sistemin mbrojtës kundër raketave “kruiz”

Këtë fakt e bën të ditur gjenerali Ahmad Mighani, komandant i njësisë së mbrojtjes antiajrore, cituar sot nga e përditshmja “Iran”.
 
"Irani ka arritur të ndërtojë një sistem mbrojtës të aftë për të zbuluar raketat ‘kruiz’ dhe për t'i shkatërruar ato. Megjithë 30 vjet sanksione, forcat e armatosura iraniane kanë bërë hapa të mëdhenj", tha komandant Mighani, pa saktësuar rrezen e veprimit të këtij sistemi.
      
 Irani njofton rregullisht përparime në fushën e mbrojtjes, e veçanërisht për sa i përket programit të tij balistik.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›