Braun-Merkel:Sfida e samitit të ardhshëm,rirregullimi i sistemit bankar
Braun - Merkel:Sfida e samitit të ardhshëm,rirregullimi i sistemit bankar
Kryeministri i Britanisë së Madhe Gordon Braun dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë rënë dakord që sfida kryesore e samitit të ardhshëm të G20-ës do të jetë rirregullimi i sistemit bankar dhe industrisë financiare në mbarë botën. Merkel ndodhet në Londër pikërisht Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp në Dauning Strit, Gordon Braun tha se marrëveshjet nga vendet që shihen si parajsa për shmangjen e taksave, si Zvicra, Litenshtejni, Austria dhe Luksemburgu për të adoptuar standarte ndërkombëtare, treguan atë që mund të kishte qënë e paimagjinueshme se mund të arrihej. Ai tha se SHBA-ja do të mund të mbështeste masat për të shtrirë regullatorët edhe në sektorë të tjerë të financave përveç bankave, si fondet private të investimeve. "Tani ne kemi në botë stimulimin më të madh fiskal të parë ndonjëherë dhe natyrisht që do ta shqyrtojmë këtë kur të vendosim se çfarë do të bëjmë në G20. Mendoj se do të gjeni që vendet do të pajtohen me njëra-tjetrën, përsa i takon asaj që do të bëjmë në të ardhmen, si për politikat fiskale ashtu edhe ato monetare dhe në sistemin rregullator. Unë besoj se po hapim rrugën për G20-ën, kur një nga një ne do të arrijmë marrëveshje për çështjet e mëdha për të ardhmen. Ndërkohë kancelarja Merkel mohoi që Gjermania hezitonte për të stimuluar ekonominë, duke thënë se një paketë stimuluese që kishte propozuar qeveria e saj përbënte 4.2 përqind të GDP-së, më shumë se në shumicën e vendeve të tjera. Ajo tha se dëshironte të njëhsonte efektet e krizës përpara se të angazhohej për të dhënë më shumë para.