Tiranë,Dita e Verës, dyndje njerëzish në rrugë,ballokume kudo
Kryeqytetasit e kanë festuar Ditën e Verës si kurrë më parë. 14 marsi i sivjetshëm ka qenë me më shumë pjesëmarrje të të gjitha grupmoshave. Banorët e Tiranës, por edhe të tjerë të mbërritur nga rrethinat, i janë bashkuar atmosferës festive, ku të gjithë kanë pasur mundësinë të përfshihen në aktivitete të shumta kulturore organizuar nga Bashkia e Tiranës. Më parë kryeqyteti nuk e ka pasur të rrënjosur si traditë Ditën e Verës, por tashmë banorët e tij pavarësisht krahinave, po dëshmojnë se e duan festën dhe të bukurën që ajo mbart në vete. Edhe pse tiranasit nuk ditë ta gatuajnë ballokumen, nuk e kanë festuar mbërritjen e verës pa këtë ëmbëlsirë tradicionale të qytetit të Elbasanit. Rrugët kanë qenë të mbushura plot me stenda, që tregëtonin këtë gatim të veçantë.Shumëngjyra i kanë dhënë kësaj feste edhe kompani dhe biznese të ndryshme, që përveç reklamimit të produkteve kanë zhvilluar edhe aktivitete argëtuese e kulturore. Dy kompanitë e njohura të telefonisë celulare Vodafone dhe AMC kanë organizuar në skena të veçanta për publikun kryeqytetas koncerte me këngë, lojra dhe shumëmomente të tjera zbavitëse.