E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braun: Nafta, jemi në prag shok-u botëror

Çmimet botërore të naftës kanë shënuar një rënie të ndjeshme duke u kuotuar në 130 $ për fuçi. Sipas të dhënave bursa e  New York ka pësuar një rënie me 85 cent, duke arritur në nivelin e 130.20 $, në një kohë që Brent North Sea, në 130 $ për fuci.

Sipas tregtarëve pavarësisht kësaj rënieje të menjëhershme të çmimit, sërish rreziku në lidhje me kërkesën konsumatore është i lartë. Sipas tyre, rritja e çmimeve do të vazhdojë. Kryeministri britanik, Gordon Brown ka dhënë alarmin: “Ndodhemi përballë një shok-u botëror, dhe për të mos vuajtur pasojat duhet urgjentisht një strategji ndërkombëtare- ka thënë ai.

Organizata 12- anëtarëshe e vendeve të OPEC, të cilat furnizojnë rreth 40 % të tregjeve botërorë, ka deklaruar se kontrolli mbi çmimet është i pamundur, por rritja e prodhimit, nga ana tjetër,  do të ndihmojë në përballimin e kërkesës. Por ajo që konsiderohet një treg i brishtë, është edhe benzina, e cila ashtu si në tregun vendas ka pësuar një rritje të ndjeshme. Sipas deklaratave, për sa kohë që kërkesa do të vazhdojë të rritet, çmimet gjithashtu do të ndjekin të njëjtën rrjedhë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›