Serbi, antieuropianët pranë marrjes së pushtetit
Në Beograd humbësit e zgjedhjeve të fundit komunale përpiqen të vijnë në pushtet në dëm të forcave proevropiane. Ultranacionalistët, socialistët dhe partia demokratike e Serbisë e kryeministrit në largim Kostunica nënshkruan dje një marrëveshje koalicioni. Në zgjedhjet parlamentare dhe komunale të 11 majit partia e demokratike e presidentit Boris Tadic fitoi 45 prej 110 mandateve për këshillin komunal para partisë radikale të Tomisllav Nikolicit, që fitoi vetëm 40. Përmes koalicionit tri partitë nacionaliste arrijnë në 58 mandate. Kjo marrëveshje parashikon për kryetar bashkie të Beogradit sekretarin e përgjithshëm të ultranacionalistëve Aleksandar Vucic. Një përfaqësues i lartë i demokratëve pohoi se aleanca do të ketë pak shanse për të mbijetuar: "Edhe sikur të krijohej një këshill i tillë komunal në Beograd, nuk do të jetojë gjatë, sepse cdo gjë varet nga krijimi i qeverisë në rang republike", tha Dragoljub Micunovic.