Pier Mirel: Kosova, as e para, as e fundit në BE
Në Prishtinë, po zhvillon punimet takimi i Mekanizmit Përcjellës të Stabilizim Asociimit për Kosovën, nën udhëheqjen e Pier Mirel, drejtor politik për Ballkanin Perendimor në Komisionin Evropian. Në takimin e sotëm, do të vlerësohen arritjet e institucioneve të Kosovës në gjashtë mujorin e fundit, si dhe do të jepen rekomandime të reja për rrugën e Kosovës drejt integrimit në strukturat evropiane.
Pier Mirel, ka thënë se Kosova nuk do të jetë vendi i parë nga rajoni i cili do të integrohet në strukturat euroatlantike, por nuk do të jetë as e fundit në këtë drejtim. Ai bëri të ditur se Konferenca e Donatorëve për Kosovën do të mbahet më 11 korrik në Bruksel. Rreth takimit të sotëm të Mekanizmit Përcjellës të Stabilizim Asociimit për Kosovën, që po zhvillon punimet në Prishtinë, do të njoftoheni më vonë gjatë ditës.