Sulm racist ndaj Kledi Kadiut
Një sulm i patolerueshëm racizmi ndaj balerinit shqiptar Kledi Kadiu, personazh shumë i njohur në televizionet italiane dhe idhull i shumë adoleshentëve. Sulmi ka ndodhur në Appia, ku Kledi drejtonte balerinet te cilet marrin pjese ne shkollen e tij te danict.Ngjarja
Parpritur, Kledi ka vënë re në sallë dy individë që filmonin me një videokamer. Kledi është afruar për të kërkuar shpjegime. Njëri prej tyre është larguar menjëherë ndërkohë që tjetri, tip i forti, ka reaguar ashpër duke i vendosur dorën në prapanica dhe duke i thënë: “Shqiptar m... të dërgoj në Shqipëri”. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e rendit dhe kanë qetësuar situatën. Balerini tregon kështu për Tg5: “Isha duke bërë detyrën time për fundvitin dhe po ua tregoja prindërve të balerinëve pjesëmarrës. Pashë dy ose tre persona që regjistronin me telekamera, dhe u afrova per ti kërkuar shpjegime por dy prej tyre ikën me vrap sëbashku me telekamerën ndërkohë që njëri ka reaguar shumë ashpër, gjë e papranueshme për mua.
Pas denoncimit të bërë nga balerini shqiptar, reagimi i kryetarit të Bashkisë së Romës Gianni Alemanno ka qenë i menjëhershëm. “Është një episod i rëndë, i patolerueshëm ndaj një artisti në cilin kemi nderin ta kemi në qytetin tonë”, është shprehur kreu i Bashkisë së Romës, duke kërkuar që autoritetet të marrin masat e menjëhershme për këtë ngjarje. Kush është Kledi Kadiu
Kledi Kadiu ka lindur në Tiranë në 7 prill 1976 dhe punon si balerin dhe aktor në Itali. Kur ishte vetëm 10 vjeç ai hyn në Akademinë Kombëtare të Dancit në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, ku edhe diplomohet në vitin 1992. Shkon në Itali në vitin 1996 ku edhe debuton në televizionin Canale 5. Që prej vitit 1997 në 2003 ka qenë balerini kryesor në programin e Canale 5, “Buona Domenica”. Në vitin 2004 themelon në Romë shkollën e dancit Kledi Akademi. Nga viti 2002 në 2006 ka punuar si balerin kryesor në programet “C’e posta per te” dhe “Amici” të Maria De Filippi. Në vitin 2005 ka kaluar në kinema me filmin “Passo a due” të Andrea Barzini. Në këtë film Kledi ka interpretuar rolin e Benit, balerin i ri që transferohet nga Shqipëria në Itali në kërkim të fatit. Në vitin pasardhës kalon në filmin “La cura del gorilla”, me regji të Carlo Sigon, në të cilin Kledi ka luajtur rolin e Adrian Patoil, edhe njëherë tjetër si protagonist.Kledi nuk ka braktisur asnjëherë baletin klasik, dhe vitin e kaluar ka qenë edhe në një turne me baletin “Romeo dhe Zhulieta”. Këtë vit Kledi është kthyer te Amici ku merr pjesë si regjisor baleti.