Braun: Pavarësisht përpjekjeve, Ballkani ende tranzit i drogës
SHBA- Ndonëse vendet e Ballkanit kanë rritur luftën ndaj trafikut të drogës, grupet e krimit të organizuar përsëri arrijnë të gjejnë rrugë të tjera.
Ky fakt pohohet nga ish-shef i operacioneve në Agjencinë Amerikane kundër Trafikut të Drogës dhe ekspert i anti-trafikimit Majkëll Braun . Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Braun thotë se kjo ndodh jo vetëm nga shkathtësia dhe fuqia e këtyre grupeve, por edhe për shkak të mjeteve të kufizuara në dispozicion të forcave të rendit, ushtrisë dhe shërbimeve të zbulimit që e luftojnë këtë trafik në vendet e Ballkanit.
“është e natyrshme që kur rritet kërkesa nga njëra palë, pala tjetër rrit numrin e dërgesave. Pra, meqenëse kërkesa rritet në Evropë, besoj se kjo ka qenë një ndër arsyet pse ne kemi parë një farë shtimi të trafikut të drogës afgane që kalon përmes rrugës Ballkanike ku përfshihet edhe Shqipëria.“ thotë Braun.
Por një tjetër shqetësim që ngre ish-shef i operacioneve në Agjencinë Amerikane kundër Trafikut të Drogës dhe ekspert i anti-trafikimit është dhe lidhja e ngushtë që po krijohet mes grupeve terroriste talebane apo dhe Al-Kaeda me grupe indigjene të krimit të organizuar që e kanë bazën në disa prej vendeve ballkanike.
Bashkëpunimi mes tyre sjell aleancat që fillojnë të krijojnë grupe me të fuqishme të krimit të organizuar. Dhe për Braun një grup që nga njëra anë funksionon si organizatë terroriste, por nga ana tjetër është edhe organizatë e trafikut global të drogës, është shqetësuese.
(e.n/BalkanWeb)