E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacionet e policisë, disa të arrestuar në rrethe të ndryshme

Një seri ngjarjes janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në rrethe të ndryshme, dhe në pranga janë vënë dhjetra persona.
Kështu policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 21-vjeçar që akuzohet për plagosje me dashje.
Policia e Shkodrës konfirmoi të hënën arrestimin e Marsel Kullit, lindur dhe banues në lagjen "Naim Gjylbegu" të qytetit Shkodër. Sipas policisë, ky person akuzohet se më datë 4 prill në lagjen "10 Korriku", ka plagosur me thikë 18-vjeçarin E. Hasani. Burime zyrtare nga Shkodra konfirmuan se 18-vjeçari Hasani u dërgua për ndihmë mjeksore në spitalin e Shkodrës.
Ngjarja u shënua pas një konflikti të çastit mes dy të rinjve, i cili përfundoi me përdorimin e armës së ftohtë.
Edhe forcat e Policisë së Korçës kanë vënë në pranga disa persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Kështu në prangat e policisë është vënë 28-vjeçari Genti Dodona i cili rezulton person i dënuar me 8 muaj heqje lirie. Saktësohet se 28-vjeçari ishte dënuar për veprën penale të derzertimit nga shërbimi ushtarak.
Në prangat e policisë së Korçës është vënë edhe 45-vjeçari Pëllumb Llapanji, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia e Korçës, saktëson se më datë 14 mars, ai ka aksidentuar me mjetin me targa KO 1428 B, një 64-vjeçar.
Ndërkaq, një 23-vjeçare nga rrethi i Librazhdit ka tentuar ti japë fund jetës duke pirë lëndë helmuese. Burime zyrtare thanë se shtetasja me iniciale G. K, ka konsumuar fotoksinë. Ajo është dërguar në Spitalin rajonal Librazhd, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 17-vjeçar i cili rezultonte person në kërkim. Burime zyrtare konfirmuan arrestimin e shtetasit me iniciale E. P, i cili akuzohet për "vjedhje me dhunë"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›