E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Terrorizmi po përdor fitimet e drogës nga Ballkani

Raporti i Departamentit të Shtetit mbi Trafikun Ndërkombëtar të Drogës thotë se Shqipëria dhe Kosova shërbejnë si vende tranzit të trafikut të drogës që vjen nga Afganistani për në Evropën Perëndimore.
Këto vende, kohët e fundit, i kanë shtuar masat kundër trafikut. Majkëll Braun, ish shef i operacioneve në Agjencinë Amerikane kundër Trafikut të Drogës dhe ekspert i anti-trafikimit në një intervistë për "Zërin e Amerikës" thotë se megjithëse vendet e Ballkanit kanë rritur numrin e konfsikimeve, grupet e krimit të organizuar përsëri arrijnë të gjejnë rrugë të tjera.
Zoti Braun thotë se kjo ndodh jo vetëm nga shkathtësia dhe fuqia e këtyre grupeve, por edhe për shkak të mjeteve të kufizuara në dispozicion të forcave të rendit, ushtrisë dhe shërbimeve të zbulimit që e luftojnë këtë trafik në vendet e Ballkanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›