Komisioni i Ligjeve kërkon shkarkimin e Shërbimit Civil
TIRANE- Debatet mes anëtarëve të komisionit për shërbimin civil mbërrijnë në kuvend. Raportimi i ecurisë një vjecare të këtij shërbimi në Komisionin Parlamentar të Ligjeve është shoqëruar me akuza të ndërsjellta mes anëtarëve të komisionit për shërbimin civil. Para pak kohësh 3 nga 4 anëtarët e këtij komisioni shkarkuan kryetarin duke i marrë edhe vulën. Një prej anëtarëve të komisionit Sajmir Mani e quajti të ligjshëm shkarkimin e kryetares Mimoza Hysenaj ndërsa e akuzoi atë se ka penguar funksionimin e këtij institucioni duke e kthyer atë në sipërmarrje private.
“Ky institucion nuk ka kryer veprimtari normale, përkundrazi unë kam mendimin që ka qënë i bllokuar në vendimarrje. Dhe ky bllokim i vendimarrjes së këtij institucioni ka ardhur thjesht nga paligjshmëria dhe drejtimi i këtij institucioni nga ish kryetarja Mimoza Hysenaj. Ne kemi arritur deri aty sa të akuzojmë se ky institucion është kthyer në një sipërmarrje private“ u shpreh Sajmir Mani.
Ndërkaq relatorja e kësaj cështjeje në komisionin parlamentar të ligjeve, deputetja Arenca Trashani bëri një vlerësim negativ të funksionimit të shërbimit civil përgjatë një viti.
“Konfliktet e brendshme të komisionit të shërbimit civil në fakt nuk i ngjajnë një institucioni shtetëror por një telenovele të dalë mode fare. Janë konstatuar vendimarrje jokolegjiale gjatë gjithë vitit, shifrat flasin vetë, zvarritja e cështjeve, mosformimi i kuorumit, mosmarrëveshjet ndërmjet anëtarëve kanë cuar në një paralizë të punës së komisionit të shërbimit civil.“ theksoi Trashani.
Në fund të mbledhjes, komisioni parlamentar miratoi një projekt rezolutë drejtuar parlamentit ku në pikën e fundit kërkohet shkarkimi i 4 anëtarëve të komisionit për shërbimin civil. Deri në votimin e anëtarëve të ri të këtij komisioni, votim i cili kërkon shumicë të cilësuar, pra 84 vota, Komisioni i Ligjeve u kërkoi anëtarëve aktualë respektimin maksimal të ligjit.
(e.n/News24/BalkanWeb)