"Braun i pafajshem dhe impotent"
Tirane- Mbrojtja e te pandehurit David Braun i akuzuar per "marredhenie homoseksuale me te mitur", ka kerkuar dje para trupit gjykues pafajesine e tij. Ne konkluzionet perfundimtare avokatia e tij mbrojtese, Gjystina Golloshi, beri me dije se klienti i saj ishte "peng" e prokurorise dhe po mbahej kot ne qeli. Nga ana tjeter, ajo ka bere me dije se Braun nuk ka abuzuar me femijet, por keto abuzime ishin bere nga Dino Kristodoulu dhe Robin Arnold. Sipas saj, i pandehuri ishte impotent per kete fakt nuk kishte krijuar as familje. Jo vetem kaq. Mbrojtja i beri me dije trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Gerd Hoxha, se klienti i saj do te kerkonte edhe demshperblim per mbajtjen ne menyre te padrejte ne burg per 29 muaj, c'ka sipas saj do te shkaktonte edhe nje dem te madh ekonomik shtetit. "Xhakova Padiken ka qene edhe paditesja per abuzimet ne qendren "Femijet e tij". Ne kallezimin e saj ajo bente me dije se ne qender ishin kryer abuzime, por nuk akuzonte asnje person", ka nisur te shpjegoje dje, avokatia Golloshi. Pas mesimit te ketij fakti, mbrojtja i ka bere me dije gjykates, se i pandehuri Braun ka ekzaminuar vete femijet ne kliniken ABC, ku disa nga femijet dolen edhe te abuzuar. Me pas ajo ka shtuar se i pandehuri kishte vene ne dijeni per abuzimet Alan Mojer, ish oficer i Pamekes. Duke marre nje nga nje te gjitha rastet mbrojtja ka sjelle ne vemendje disa femije. Nje prej tyre ishte i mituri Eduart Rexhepi, 11 vjec, i cili kishte shfaqur edhe shenjat e para te pjekurise seksuale. "Davidi e mori Edin ne dhomen e tij dhe e mbante afer. Ai e keshillonte qe te mos ngacmonte femijet e tjere. Vetem pak dite me vone Edi do te preke nje vajze 9 vjecare", ka vazhduar avokatja. Ne konkluzionet e saj, ajo i ka bere me dije gjykates se nje nga femijet e abuzuar ishte edhe Denis Aliu, i cili kishte rene nga kati i trete. Per kete femije mbrojtja ka bere me dije, se i pandehuri e kishte marre ate kur ishte vetem 18 muajsh. Vete femija, sipas saj i ka shkuar disa here ne krevat John David Braun, pasi ai ngrihej shpesh here naten, por i pandehuri nuk kishte abuzuar asnjehere me te. "Robin Arnold dhe Dino Kritodoulu kane abuzuar me femijet. Ata qe largohen dhe fshihen, jane abuzues. Po te kishte abuzuar Davidi nuk do t'i kishte derguar femijet ne klinike per t'i ekzaminuar, por do te mundohej qe te fshihej", sqaroi mbrojtja e te pandehurit David Bruan. Ne fund ajo i ka bere me dije gjykates, se klienti i saj ishte mbajtur per 29 muaj me radhe ne qeli, per kete qendrim te padrejte kur ai te fitoje pafajesine do t'i kerkoje shtetit demshperblim. Sipas saj, David Braun duhet te lirohej nga qelia pasi ishte "peng" e prokurorise, e cila kishte bere loje numrash me nenet, ndersa nuk ka provuar akuzen. David, sipas saj, nuk eshte person i rrezikshem, nuk ka kryer asnje abuzim me femijet, por ka qene nje baba per ta. Redinalda Caushaj