Policia "peng" te miturin
Tirane - Nje femije 6 vjecar eshte shoqeruar padrejtesisht per pak minuta nga efektivat e policise Shijak. Avokati i Popullit i cili hetoi kete ceshtje do te beje edhe rekomandimet e tij drejt Komisariatit Shijak per dy efektivat e saj, ndersa do t'i kerkoje drejtorit te pergjithshem qe te trajnoje te gjithe efektivat per te respektuar te drejtat themelore te njeriut e sidomos te te miturve. Ngjarja per te cilen edhe do te behet rekomandimi ka ndodhur me daten 23 tetor ne qytetin e Shijakut. Efektivat e policise Gani Dama dhe Tonin Djaloshi, kane shkuar ne banesen e shtetasit A.K, babai i femijes F.K 6 vjec ku edhe i kane vene ne dijeni se ndaj djalit te tij 6 vjecar kishte nje kallezim penal nga nje shites, i cili e akuzonte ate per vjedhjen e nje cante me 6 mije leke brenda. Me pas mesohet se efektivat jane larguar nga banesa dhe i kane lene porosi babait te te miturit qe te vinte se bashku me djalin e tij ne komisariat. Sapo efektivat e policise jane larguar shtetasi A.K ka marre ne telefon te vellane e tij, i cili kishte me vete te mitur dhe e ka urdheruar qe ta niste drejt shtepise. Por vonesa e femijes ka bere qe shtetasi A.K te zbrese nga banesa per ta kerkuar te birin. Sapo ka arritur ne kat te pare dy femije, te moshave 14 vjec mesohet se e kane vene ne dijeni prindin se djalin e tij ja kishte marre policia, fugoni i te cilit ndodhej shume prane me pallatin. Babai i te miturit ka shkuar menjehere drejt fugonit, ku shikon se djali i tij ishte duke u pyetur nga dy efektivat. Ai iu ka marre nga duar femijen i cili ishte trembur ne ato momente dhe eshte larguar. Mesohet se ky shtetas ka bere nje ankese ne institucionin e Avokatit te Popullit. Nga hetimet e kryera nga ky institucion dhe pas ballafaqimit te prindit te femijes dhe dy efektivat rezultoi e provuar, shoqerimi ne menyre te padrejte e femijes. Dy punonjesit e policise Gani Dama dhe Tonin Djaloshi, nuk kane pranuar qe kane shoqeruar femijen, por mesohet se keta te fundit kane mohuar se e kishin takuar ate. Sipas burimeve nga avokati i Popullit eshte faktuar edhe nga deshmite e dy femijeve qe kishin pare dy efektivat se ata e kane mbajtur per 5 minuta ne makinen e tyre femijen e klases se pare. Sipas Avokatit te popullit veprimi i dy efektivave bie ndesh me aktet normative ligjore dhe nenligjore te brendshme, te Konventes Evropiane te te Drejtave te Njeriut qe ben fjale per te drejtat themelore te njeriut dhe mbrojtjes te te miturve. Per kete ngjarje Avokati i popullit do te kerkoje, nepermjet nje rekomandimi qe te merret mase disiplinore ndaj dy efektivave drejtuesit te Komisariatit Shijak, ndersa do te vihet ne dijeni per kete fakt edhe Drejtuesi i Komisariatit Durres. Nga ana tjeter ky institucion do te rekomandoje drejtorit te Pergjithshem te policise per trajnimin e te gjithe efektivave te policise.