E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braun nxit pjesëmarrjen në Samitin e Kopenhagenit

Shefi i qeverisë britanike premtoi se do të inkurajojë edhe liderë të tjerë për të marrë pjesë nëse do të jetë e nevojshme. Në dhjetor pritet që vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara të mblidhen për të arritur një marrëveshje për të luftuar ndryshimet klimatike.
     
"Nëse do të jetë e nevojshme për të arritur marrëveshjen, unë personalisht do të shkoj në Kopenhagë dhe do t'u bëjë thirrje kolegëve të mi të bëjnë të njëjtën gjë", deklaroi Braun në një artikull të revistës "Newsweek".
     
Bisedimet për të zëvendësuar Protokollin e Kiotos, që skadon në vitin 2012, janë bllokuar për shkak të debateve për mënyrën se si do të reduktohet emetimi i gazeve serë dhe me çfarë kuotash vendet e pasura duhet të ndihmojnë ato të varfra.
     
Protokolli aktual i Kiotos u arrit gjatë bisedimeve të OKB-së në Japoni në vitin 1997. Atëherë ishte zëvendëspresidenti amerikan Al Gore, politikani më i larti që mori pjesë në bisedime për të nxitur arritjen e një marrëveshjeje.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›