Brazil/ 100 të vdekur, 200 të zhdukur nga përmbytjet
Vazhdon të shtohet bilanci i viktimave të provokuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Brazil. Më shumë se 100 të vdekur është bilanci provizor i personave që humbën jetën nga rrëshqitjet e tokës si pasojë e motit të keq që ka prekur orët e fundit Rio de Janeiron, në Brazil. Metropolis është goditur rëndë nga kjo fatkeqësi natyrore pas 15 orë reshjesh që janë regjistruar në këtë vend. Si pasojë e rrëshqitjeve të tokës, të dhënat e fundit të autoriteteve lokale tregojnë se janë shembur dhe shkatërruar shumë banesa e për rrjedhojë rreth 4000 njerëz kanë mbetur të pastrehë. Kjo sitautë , e cila është cilësuar si jonormale për këtë stinë, e ka zhytur vendin në kaos total. Ekipet e zjarrfikësave dhe forcat e ushtrisë janë në dispozicion për t'u ardhur në ndihmë banorëve. Nën rrënoja ende po gërmohet për të gjetur të mbijetuar pasi qindra persona rezultojnë të zhdukur. është llogaritur se rreth 300 milimetra shi kanë rënë në metropolin brazilian, e që kanë provokuar më shumë se 140 spostime të zonave kodrinore në Andaraì, Morro do Borel, Vila Isabel dhe Turano, si dhe në qytetet më të afërta Petropolis dhe Niteroi. Situata është më tepër dramatike në Santa Tereza, që lidhet me qendrën e qytetit me nje tramvaj ajror, shumë i frekuentuar nga turistët. Kryebashkiaku i Rios, Eduardo Paes, nëpërmjet nëj mesazhi dramatik radiofonik ka thënë se situata është tërësisht kaotike, të gjitha rrugët kryesore janë të bllokuara. Ai i bëri apel njerëzve të mos dalin nga shtëpitë për të shpëtuar jetën. Shumë shkolla janë mbyllur dhe trafiku është përfshirë në një kolaps të vërtetë.
Rio de Janeiro nuk ka regjistruar kurrë më parë kaq shumë reshje shiu në më pak se 24 orë. Dhjetë vjet më parë , janë regjistruar 155 mm shi. Në zonën e Rios, në 12 orët e fundit ka rënë dyfishi i sasisë së reshjeve të parashikuara për të gjithë muajin prill. Qyteti i Rios, përjetoi në janar dhe shkurt, një behar ekstremisht të nxehte, me temperatura që arrinin në më shumë se 50 gradë. Dhe tani duket se po vuan pasojat. Reshjet janë parashikuar të vijojnë edhe për dy ditë të tjera.