E Diel, 1 Nëntor 2026

Wenger: Messi më i miri në botë


Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë.

Francezi pa skuadrën e tij të shkatërruar në Camp Nou, ku njëkohësisht mori një leksion nga Lionel Messi rreth futbollit, i cili i vetëm eliminoi Arsenalin nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve duke shënuar të katër golat e fitores 4-1 të Barcelonës.

"Përgëzime për Barcelonën, ishte më e mirë se ne. Për mua, Messi është lojtari larg më i mirë në botë. Ai nuk është gjithnjë në lojë, por nëse është, ai është vërtetë i rrezikshëm".

"Kur është në vrap me topin ai është i pandalshëm. Ai është i vetmi lojtar në botë që mund të ndryshojë drejtimin në atë pozitë. Kur e kishim rezultatin 1-0 filluam mirë me kundërsulme por gabuam qe i lamë të shënojnë golat. Ne luftuam. Filluam me raste pas rezultatit 3-1, por i humbëm edhe ato pak raste", u shpreh i zhgënjyer Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›