E Diel, 1 Nëntor 2026

Brazil, 11 të vdekur nga rrëzimi i një avioni

Të paktën 11 persona mbetën të vdekur, si pasojë e rrëzimit të një avioni në verilindje të Brazilit, njoftuan forcat ajrore braziliane. Avioni i përkiste biznesmenit Roger Wright, pronar i kompanisë ''Arsenal Investmentos'' dhe ish-drejtor i bankës ''Garantia''.

Njoftimet e para bëjnë të ditur se në bordin e avionit ndodheshin bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij. Avioni u përplas pranë një zone luksoze turistike, ndërkohë që nuk dihet ende numri i saktë i viktimave. Shkaku i rrëzimit nuk bëhet ende i ditur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›