Brazil, 18-vjecarja humb jetën pasi sulmohet barbarisht nga peshkaqeni
BRAZIL - Edhe pse zona paralajmërohej nga tabelat si e rrezikshme nga peshkaqenët, një turiste 18-vjecare nga Sao Paulo nuk i rezistoi dot ujit dhe u fut në det, por fatkeqësisht u sulmua barbarisht nga një peshkaqen duke gjetur vdekjen.
Bruna Gobbi pushuese në një plazh në verilindje të Brazilit pasi u sulmua nga peshkaqeni, me plagë të shumta u dërgua me urgjencë në spitalin e Recife, por nuk mundi të shpëtojë.
Sipas një zyrtari të spitalit 18-vjecarja nuk mundi të mbijetonte pasi peshkaqeni i kishte këputur këmbën dhe për pasojë kishte humbur shumë gjak.
Recife është një nga zonat ku sulmet e peshkaqenëve ndaj pushuesve janë të shumta, në 20 vitet e fundit kanë ndodhur 58 sulme, nga të cilat 28 kanë rezultuar fatale për personat e përshirë.
(a.k/BalkanWeb)