E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falcao: Nuk e kam falsifikuar datëlindjen

Sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao, ka reaguar ndaj spekulimeve në mediat kolumbiane se ai është dy vjet më i moshuar sesa regjistrimi i tij zyrtar në FIFA.

Kolumbiani është akuzuar për falsifikim të datëlindjes, ndërsa televizioni Noticias Uno lajmin e vet e ka bazuar në të dhënat shkollore duke pohuar se sulmuesi është në fakt 29 vjeç.

Sipas regjistrimit zyrtar në FIFA, Falcao është i lindur më 10 shkurt 1986, ndërsa sipas spekulimeve ai ka lindur në vitin 1984. 

“Jam befasuar me lajmet e fundit sa i përket moshës sime dhe njoftimet janë tërësisht qesharake. Dua që t’i mohoj kategorikisht ato njoftime dhe t’i jap fund kësaj çështjeje njëherë e përgjithmonë”, ka shkruar Falcao në Twitter.
(a.k/tg/BalkaanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›