Brazil 2014 Spanja ndeshjen e pare me Gjeorgjine

Kampionia e Europës dhe e Botës, Spanja do të bëjë paraqitjen e parë në
eleminatoret e botërorit Brazil 2014 ndërkohë që pjesa më e madhe e
përfaqësueseve të tjera do të bëjnë ndeshjet e dyta në grup.
Edhe pse mediat iberike pohojnë se përballja me Gjeorgjinë nuk është aq shumë e vështirë trajneri i spanjollëve Del Boske ka kërkuar nga lojtarët e tij të tregohen të kujdesshëm në Tbilis pasi nuk do ta nisi këtë edicion me ndonjë suprizë të pakëndshme.
Deshamp dhe Franca e tij do të kërkojnë të marrin 3 pikët e para përballë tifozerisë së vet pikërisht përballë Bjellorusisë sfidë kjo që do të luhet në Paris. Gjermania e lëv ka udhëtuar drerjt austrisë, aty ku e pret një sfidë jo aq e lehtë sa e para. Kundërshtari i dytë i Holandës së Van Gal do të jetë përfaqësuesja e Hungarisë e cila ndeshjen e parë shkatërroi 5-0 Andorrën duke marrë dhe kryesimin e grupit falë golavarazhit më të mirë.
Rusia e Fabio Kapelos do të udhëtojë drejt Izraelit për të konfirmuar formën e mirë të shfaqur në fitoren me Irlandën e Veriut. Italia dhe Anglia do të luajnë në fushat e tyre respektivisht ndaj Maltës dhe Ukrainës. Një kundërshtar i lehtë sic është Malta do t'ia bëjë më të lehtë punën skuadrës së Prandelit e cila do jetë në kërkim të 3 pikëve të para. Anglia do të presë në londër Ukrainën një kundërshtar ky që pritet t'i hapë punë përfaqësueses së Roi Hoxhson.