De Biasi Duam pike ndaj Zvicres

Skuadra jonë kombëtare do të luajë ndeshjen e dytë të Grupit E të
eliminatoreve të Botërorit 2014 me Zvicrën. Pas fitores me Qipron 3-1 në
Tiranë skuadra e De Biasi do të kërkojë të marrë pikë edhe në Luzernë
ndaj skuadrës zvicerane, që shihet si favoritja në këtë përballje.
Në një intervistë për mediat e huaja, trajneri italian foli për këtë përballje sigurisht pasi analizoi disi edhe ndeshjet e para.
'E dinim që do ta kishim të vështirë ndeshjen me Qipron, por në fund arritëm të fitonim-tha De Biazi në Intervistën e tij.- Ndeshja me Zvicrën është krejtësisht ndryshe. Zvicra vjen pas fitores me Slloveninë që është një ekip më i fortë se Qipro. Për mua Zvicra, Sllovenia dhe Norvegjia jane ato qe pretendojnë kualifikimin per ne Boteror. Për Shqipërinë renditja në vendin e katërt në grup është rezultat shumë i mirë'.
De Biasi nuk e la jashtë vëmendjes faktin që në përfaqësuesen zvicerane luajnë disa futbollistë me origjinë shqiptare.
'Shumë futbollistë shqiptarë luajnë për skuadra të federatave të tjera dhe kjo është dicka për të cilën më vjen keq-vijoi De Biazi-gjithsesi ka ende futbollistë shqiptarë të talentuar që janë nëpër botë dhe që kanë një interes për skuadrën kombëtare'
Ndeshja mes Zvicrës dhe Shqiperise do të luhet sot në orën 20:30 dhe do të keni mundësi të ndiqni komentin live në www.top-channel.tv.