E Diel, 1 Nëntor 2026

Brazil-Dunga: Lamtumira është zyrtare, gati Skolari

Trajneri

Me botërorin afrikan është mbyllur edhe përvoja e Karlos Dungës në drejtimin e Seleçaos. Këtë e ka konfirmuar federata braziliane në një komunikatë për shtyp në faqen e saj. Qorre fjalët e federatës verdhejeshile, që nuk e citon fare emrin e Dungës, por flet për një “cikël pune të filluar në gusht të 2006-s, që arriti kulmin me eliminimin e Brazilit në Botërorin 2010”. Një cikël që CBF-ja e quan “të mbyllur”. Trajneri i ri i Brazilit do të emërohet brenda korrikut. Për momentin, favoriti për zëvendësimin është ish-trajneri i Seleçaos, Felipe Skolari, kampion bote në 2002. Skolari ishte gati ta pranonte pankinën e Palmeriras, por në momentet e fundit është frenuar, duke shmangur firmën. Por mund të jetë i disponueshëm për rikthimin në Kombëtare.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›