Shtypi është kundër, por skuadra do që të qëndrojë
Ka marrë një goditje të rëndë, e cila do të jetë e vështirë për t’u përtypur. Shokimi pas eliminimit në çerekfinale që kanë pësuar Maradona dhe lojtarët e tij është reflektuar menjëherë përtej oqeanit, në humorin dhe në reagimet e shtypit dhe të tifozëve. “Kam një ndjenjë të gatshme për të lënë kombëtaren pikërisht sot”, ka thënë Maskerano në një lidhje telefonike. “Për fat të keq nuk mund të gjendet asnjë shpjegim për dhimbjen e pamasë që po provojmë”, janë fjalët e Heinces, ndërsa mundohet të mbajë lotët. Ndërkohë që televizionet dhe gazetat kanë nisur tashmë procesin ndaj Maradonës, tifozët e rrugës kanë ende besim tek idhulli i tyre dhe janë gati t’i japin edhe një shans. Ata kursejnë edhe të sharat për Mesin me shokë. Në mbështetje të Diegos kanë dalë edhe politikanët, por edhe lojtarët i kërkojnë të qëndrojë.
#