Brazil-Portugali, dueli për kreun
Pas suksesit me Korenë e Veriut dhe Bregun e Fildishtë, brazilianët pa Kakanë do kërkojnë ta mbyllin fazën në grup me pikë të plota, ashtu si Argjentina dhe Hollanda. Në Durban skuadra e Karlos Dungës gjen përballë simotrën e saj europiane, Portugalinë e Kristiano Ronaldos. Këta të fundit kanë katër pikë dhe një fitore u siguron kreun e grupit.
Sfida tjetër e grupit G vë përballë Bregun e Fildishtë dhe Korenë e Veriut, takim që do të luhet në “Loftus Versfeld Stadium” të pretorias. Afrikanët kanë shanse minimale për t’u kualifikuar. Më saktë, duhet të shpresojnë që Brazili të mundë Portugalinë dhe vetë ata të fitojnë përballë koreanëve me të paktën nëntë gola diferencë.