çamët përkujtojnë sot gjenocidin grek ndaj tyre
Gjenocidi çam ndodhi më 25 Qershor 1944, ku mbetën të vrarë ose vdiqën rrugës 2700 persona në Kllogjer të Sarandës. Ushtria e drejtuar nga Napolon Zerva përndoqi në mënyrë barbare popullsinë çame, teksa pronat e tyre ishin sekuestruar.
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, popullsisë çame iu konfiskuan pronat e tyre ndërsa u përzunë për në Shqipëri dhe gjetkë. 2000 çamë u vranë brenda një nate në atë kohë në qytetin grek të Paramithisë, ku viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë.
Sot, pas kaq shumë vitesh ende nuk është zgjidhur kjo çështje dhe asnjëherë nuk është kërkuar ndjesë për këtë masakër. Shteti komunist shqiptar bëri edhe padrejtësinë tjetër duke i regjistruar të gjithë çamët me shtetësi shqiptare, teksa ua hoqi atë greke, çka ishte një hap prapa për të fituar pronat e tyre që sot gjenden në Greqi.
E ndërsa në jug të Shqipërisë ngrihen përmendore të ushtarëve grekë që supozohen se kanë rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Greqi, çamëve nuk iu lejohet as të vizitojnë pronat e tyre dhe banesat, që tashmë janë kthyer në rrënoja ose objekte muzeale.