Brazil, asnjë pjesë e gjetur nga avioni i “Air France”
Recife - Forcat Ajrore Braziliane dhe Marina e këtij vendi nuk kanë arritur të gjejnë asnjë mbetje të avionit “Airbus 330”, edhe pas përfundimit të ditës së pestë të kërkimeve intensive. Këtë fakt e bën të ditur një zëdhënës ushtarak në Recife, verilindje të Brazilit.
"Ne nuk kemi gjetur asgjë, por kjo nuk do të thotë se nuk kemi pista për gjetjen e avionit", tha gjenerali Ramon Cardoso gjatë një konference shtypi në Recife, ku janë drejtuar operacionet e kërkimit.
Ai tha se "kërkimet nuk do të ndalojnë", dhe se do të vazhdojnë “deri në një datë kur do të jetë e pamundur të gjendet diçka".