Sejdiu dhe Feith diskutojnë për zgjedhjet lokale
Prishtinë - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO), z. Peter Feith , me të cilin bisedoi për proceset e përgjithshme në vend, me theks të veçantë në procesin e konsultimeve për zgjedhjet lokale në Kosovë si dhe për ecurinë e kompletimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Edhe pse ishte paraparë nga ana e presidentit, Fatmir Sejdiu që sot të mbahej edhe një takim përfundimtar në mes tij dhe përfaqësuesve të partive politike për datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Presidenti Sejdiu, i ka vazhduar sot konsultat, por jo si zakonisht me përfaqësues të subjekteve politike. Sejdiu ka takuar shefin e zyrës civile ndërkombëtare, Peter Feith, me të cilin ka biseduar për datën e zgjedhjeve, por edhe për çështje me rëndësi për vendin tonë. Zëdhënësi i presidencës, Xhavit Beqiri, tha se konsultimet do të vazhdojnë, por pa dashur të flasë për datë konkrete të mbajtjes së zgjedhjeve.“
Kompletimit të Gjykatës Kushtetuese me gjykatësit ndërkombëtar. Presidenti Sejdiu sigurisht që edhe gjatë javës do t’i vazhdojë konsultimet me subjektet politike dhe me institucionet, në mënyrë që sa më shpejtë të caktohet data e zgjedhjeve. Gjithsesi është zotim i presidentit që zgjedhjet të caktohen dhe të mbahen brenda afatit optimal ligjor”, ka deklaruar zëdhënësi Beqiri.
Zëdhënësi Beqiri nuk është i sigurt se a do ta publikojë presidenti Sejdiu këtë javë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, por që sipas tij një gjë e tillë do të bëhet shumë shpejtë dhe brenda afatit ligjor. “Ne besojmë se shumë shpejtë, tani a do të mund të arrihet brenda javës me saktësi nuk mund ta themi, mirëpo shumë shpejtë dhe gjithsesi përbrenda afatit ligjor”, ka përsëritur zëdhënësi Beqiiri.
Zëdhënësi Beqiri, bëri të ditur se pavarësisht konsultimeve zotim i presidentit Sejdiu është që mbarëvjtja e këtyre zgjedhjeve, të parapara të mbahen në vjeshtën e këtij viti, të shkojë ashtu siç duhet. “Presidenti Sejdiu po punon ngushtë me përfaqësues të subjekteve politike që zgjedhjet të mbahen brenda afatit ligjor”, tha zëdhënësi Beqiri. (rtk/start)