E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi kërkon kompromis për burgun e Guantanamos

Uashington - Demokratët e Kongresit Amerikan dhe Shtëpia e Bardhë kërkojnë të gjejnë një kompromis lidhur me transferimin e mundshëm të burgut të Guantanamos në SHBA. Në fakt, kjo ëhstë një zgjidhje që është kritikuar ashpër nga një pjesë e shumicës dhe opozitës.

"Diskutimet aktuale po zhvillohen në një nivel të lartë mes Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë", njoftoi një burim i afërt me demokratët. Këto diskutime mes Shtëpisë së Bardhë dhe senatorëve dhe përfaqësuesve demokratë mund të çojnë në një njoftim javën e ardhshme, sipas të njëjtit burim që nuk dha detaje të tjera.

Që prej disa javësh, republikanët dhe një pjesë e demokratëve të Kongresit kanë denoncuar mungesën e një plani nga ana e administratës për mbylljen e kampit të Guantanamos, të njoftuar nga presidenti Barak Obama pak pas marrjes së detyrës në janar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›