QSUT, aparatura të reja në shërbimin e Okulistikës

Bëhet fjalë për një aparaturë Lazer, e dhuruar nga një shoqatë fetare, e cila shërben për trajtimin e Retinës së syrit, kryesisht tek pacientët diabetikë.
Shefja e shërbimit të okulistikës, Vilma Mema tha se falë kësaj aparature të lazerit, të paktën 80 për qind e personave që do të kurohen, do të kenë mundësi shërimi. Ndërsa koha që i duhet një pacienti për t’u kuruar me lazer është e shkurtër.
"Rreth 80 për qind e pacientëve me probleme të retinopatisë diabetike në sy mund të trajtohen me sukses, dhe çelësi i parë i trajtimit është ajo e aparaturës me rreze lazër. Mungesa e saj për një periudhë të gjatë në shërbimin tonë, ka krijuar probleme ndërkohë që tani mendohet se do të zgjidhen me efikasitet me ardhjen e kësaj aparature. Është një ndërhyrje që kërkon një kohë të shkurtër relativisht. I sëmuri kërkon dhe një ndjekje më pas", tha shefja e okulistikës.
Ndërkohë që aparaturat e tjera janë ekzaminuese, një biomikroskopi dhe oftalmoskop. Me instalimin e këtyre aparaturave, pacientët do të kenë mundësi të reja trajtimi. /Start/
2012-04-20 14:59