E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil, më shumë se 250 viktima nga përmbytjet

Më shumë se 250 persona kanë vdekur në qytetet afër Rio de Janeiro si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që vazhdojnë të shkaktojnë përmbytjet dhe rrëshqitjet në jug-lindje të Brazilit. Brenda natës përmbytjet kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës në qytetin malor të Teresopolis, ku kanë humbur jetën 130 persona.

Të paktën tre zjarrfikës ishin në mesin e 107 viktimave të tjerë në qytetin Nova Friburgo. Zyrtarët flasin edhe për dhjetëra persona të zhdukur, ndërsa apelojnë edhe për evakuim të banorëve.
 

Brazili ka parë përmbytje të mëdha këtë vit, ku për pasojë mijëra perona kanë mbetur pa strehë.

Mësohet se në qytetin Teresopolis, 1,000 persona kanë mbetur të pastrehë, ndërsa në një qytet pranë ti janë shënuar 20 viktima. Numri i të vdekurve vijon të rritet vazhdimisht ndërsa ekipet e shpëtimit mbërrijnë në zonat më të largëta të shkatërruara.
 

Më shumë se 800 punonjës shpëtimi po kryejnë kërkime në zonat e përmbytura.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›